Goli i parë i Botërorit vjen me penallti, Ekuadori dominon ndaj Katarit

95
Sigal

Pritej të ishte Botëror i pazakontë dhe ashtu po duket, madje që në minutat e para. Aktualisht po luhet sfida hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit, takim ky që po luhet në “Al Bayt Stadium” (Al Khor).

Kanë mjaftuar tri minuta që takimit të zhbllokohet, me miqtë ekuadorianë që realizuan me Valencian.

Gjithsesi, goli është anulluar për pozicion jashtë loje, vendim ky i marrë nga arbitri Orsato pasi komunikoi me VAR-in.

Ekipi i Alfaro fitoi penallti në minutën e 15-të, 11-metërshi u shndërrua në gol nga Valencia.