Gol me penallti, Milot Rashica përshëndet me ‘Shqiponjë’ nga Gjermania

472
Sigal

Milot Rashica vijon me një formë fantastike në Gjermani. Futbollisti i Kosovës, shënoi sërish sot në ndeshjen që Verder Bremen luan në transfertë ndaj Volfsburg.

Pas një prekje me dorë brenda zone nga vendasit, një penallti u akordua për Verderin në minutën e 12-të, të cilën e mori përsipër pikërisht Rashica.

Nga pika e bardhë, ai u tregua i saktë duke tundur rrjetën, e duke çuar në avantazh ekipin e tij.

Nuk mungoi as festa me shqiponjë pas golit të shënuar, i cili ishte i pesti këtë sezon në Bundesligë për të