Gnabry gati të ndryshojë ambient, në Serie A ka një klub që e ndjek prej kohësh

132
Sigal

Gjatë javëve të fundit, bavarezët i kanë tërhequr veshin sulmuesit të krahut Serge Gnabry dhe për të përfituar nga kjo situatë, Juventusi në Itali është gati t’i bëjë një ofertë 28-vjeçarit të lindur në Stuttgart por fillimisht klubi duhet të qartësojë pozicionin në lidhje me kualifikimin ose jo në UEFA Champions League që varet kryesisht edhe nga vendimi i Apelit nëse do ta heqë ose jo dënimin me 15 pikë.

Në klubin bardhezi janë të bindur se duhet të rinisin një cikël të ri suksesesh dhe projektimi i të ardhmes ka nisur menjëherë pas ndryshimit në nivelet drejtuese.

Sipas portalit spanjoll, “todofichajes.com”, Juventus pret që Serge të bëjë hapin e parë sepse dëshira e tij është një aventurë e re larg Mynihut ku nuk ndihet aspak komod.

Sulmuesi gjerman ka ende një kontratë me bavarezët dhe do të jetë shumë e vështirë që të largohet falas por bisedimet mund ta ulin sa më shumë çmimin e kripur që mund të vendosë klubi gjerman.