Gjimshiti bëhet “makth” për Icardin, Interi nuk fiton dot ndaj Atalantës

490
Sigal

Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Atalantës. Sfida e luajtur në “San Siro” nuk ka mundu të prodhuar asnjë gol, duke lënë të hapur gjithçka për ekipet t luajnë në Champions sezonin e ardhshëm. Berat Gjimshiti ishte në fushë nga minuta e parë, duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, pasi la Mauro Icardin për një pjesë të mirë të ndeshjes në hije.

Zikaltrit patën mundësi të mira shënimi me argjentinasin, apo edhe me Politanon, por nuk mundën që të mposhtnin portierin Gollini. Te bargamaskët ndërkohë Ilicic ishte një nga shqetësimet më të mëdha të mbrojtjes zikaltër. Interi ruan vendin e tretë me 57 pikë, ndërkohë që Atalanta mban të katërtin me 5 pikë më pak.

Surpriza e madhe e pasdites, ishte Lazio, që nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Sassuolon. Immobile kaloi në avantazh bardhekaltrit në minutën e 53-të, por 4 minuta më pas Rogerio rikthehu baraspeshën. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Sassuolo godet me një kundërsulm vrastar, që u finalizua nga Berardi. Në kohën shtesë Lulic shpëtoi skuadrën e tij, duke i dhënë një pikë.

https://streamable.com/lenp7