Gjigandi anglez hedh sytë nga talenti i Juventusit

280
Sigal

Sipas medias italiane ”calciomercato.com”, Mançester Junajtid ka hedhur sytë nga talenti suedez i Juventusit, Dejan Kuluesvski.

Kulusevski u transferua tek bardhezinjtë verën e kaluar nga skuadra e Atalantës për shifrën e 35 milionë eurove, dhe këtë sezon ka dhënë performanca shumë të mira, aq sa drejtuesit juventinë e cilësojnë si një investim me të ardhme dhe nuk janë të gatshëm ta shesin për asnjë arsye.

Si duket performancat pozitive të sulmuesit 21 vjeçar kanë rënë në radarët e Solskjaer, i cili sipas mediave ua ka kërkuar drejtuesve të ‘’djajve’’ të transferojnë talentin suedez në ”Old Trafford”, por këta të fundit nuk kanë marrë një përgjigje pozitive nga drejtuesit e Juventusit. Bardhezinjtë po konsiderojnë një rikthim të mundshëm të Pogbas në verë dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë marrëveshje ndërmjet dy klubeve.