Gjermania fiton Kupën e Konfederatave me një gol të vetëm ndaj Kilit

460
Gjermania shpallet fituese e Kupës së Konfederatave. Gjermania mposhti në finale Kilin me rezultatin 1-0. Golin e vetëm për Gjermaninë e shënoi L.Stindl.
Skuadra e Joakim Low dhuroi një futboll të thjeshtë dhe shumë efikas në Rusi, duke merituar fitoren e garës.
Stindl kaloi gjermanët në avantazh, në minutën e 20 të pjesës së parë, pas një gabimi në mbrojtje nga ana e Kilit.
Më pas të dy ekipet u përballën si të barabartë dhe arritën të krijojnë shumë mundësi shënimi, por pa arritur të ndryshojnë shifrat e rezultatit.
Në pjesën e dytë, faktor u bë edhe teknologjia VAR, duke ndërprerë ndeshjen në 2-3 raste, çka solli ulje të ritmit të lojës.

Maradona-Ronaldo
Sigal