Gjashtë arbitra për supersfidën Teuta-Partizani, ja kujt i beson FSHF-ja drejtimin e takimit në Durrës

260
Sigal

Superfidën në Durrës Teuta-Partizani do ta gjykojë Kreshnik Cjapi. FSHF-ja ka vendosur që kjo sfidë të arbitrohet nga 6 arbitra.

Cjapi do të ketë ndihmën e Rejdi Avdos dhe Ilir Tartarajt (arbitra të linjës). Kreshnik Bajramaj dhe Roxhers Muska janë caktuar si gjyqtarë pas portave. Ani Koçiaj sot do të jetë arbitër i katërt.

Arbitrat e ndeshjes Teuta-Partizani

Kreshnik Cjapi (kryesor),
Rejdi Avdo (asistent i parë), Ilir Tartaraj (asistent i dytë),
Kreshnik Bajramaj dhe Roxhers Muska (pas portave),
Ani Koçiaj (i katërt)