Giuseppe Marotta: Jam optimist për arritjen e një marrëveshje me Icardin

384
Sigal

Giuseppe Marotta u shpreh mjaft optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Mauro Icardin, që ky i fundit të vihet në dispozicion të Spallettit sa më shpejt.

“Përditshmëria e Interit vijon, pasi kemi impenjime dhe motivim të mjaftueshëm. Në skuadrat ku kam qenë, kam parë nga të gjitha gjërat, por duhet ruajtur qetësia dhe vijuar përpara, duke përdorur shkopin dhe karotën, në mënyrë diplomatike. Ne jemi një familje dhe jemi të gjithë të bashkuar. Gjërat duan kohën e tyre, por jam optimist se shumë shpejt do të shohim Icardin të stërvitet me grupin, ndërsa më pas i takon Spallettit të vendosë nëse do ta aktivizojë apo jo”, tha Marotta.

Megjithatë ish kapiteni zikaltër, i indinjuar sërish nga mospërfshirja në festimet e 111-vjetorit të skuadrës, vendosi të mos shkojë në “San Siro” mesditën e sotme, për të ndjekur sfidën e fituar nga Interit 1-0 ndaj Spalit.