Gianluigi Buffon: Ja pse u largova nga PSG

507
Sigal

Gianluigi Buffon i dha fund aventurës me PSG dhe e gjitha për shkak të vendimit të klubit parisien në lidhje me të ardhmen e tij.

Veterani tregon se kampionët e Francës i treguan atij se nuk do të ishte titullar që nga viti i ardhshëm, prandaj u largua nga Franca duke hequr dorë nga një shifër e majme parash.

“PSG më komunikoi para pesë muajsh se do të isha portieri i dytë sezonin e ardhshëm.

Kisha kohë për të menduar dhe vendosa.

Hoqa dorë nga shumë para dhe një zgjatje kontrate. Kërkesa e tyre është e pranueshme, por në moshën 41-vjeçare kam nevojë për emocione të përkthyera në energji, ëndrra dhe të ndihem pjesë e diçkaje”.

Portieri legjendar foli dhe në lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Rabiotin.

“Ronaldo zgjodhi Juventusin dhe jo Italinë. E kam takuar në Torino, ai i vendos vetes objektiva në futboll dhe në jetë dhe ecën drejt tyre.

Një shembull për të gjithë. Rabiot? Ai është lojtar shumë i fortë. Djalë shumë i mirë. Ai ka forcën fizike të Pogbasë, personalitetin e Vidalit dhe dinamikën dhe zgjuarsinë në ndërhyrje të Marchisios”.