Sigal

Gerard Pique mund të vendosë të tërhiqet në fund të sezonit 2019/20, pak muaj pasi të ketë festuar 33-vjetorin. Lajmi është dhënë nga “Mundo Deportivo”, e përditshme katalanase shumë afër Barcelona-s.

Arsyeja e këtij vendimi është se qendërmbrojtësi ka ndërmend të kandidojë për presidencën e Barcelona-s në vitin 2021, kur do të skadojë mandati i Josep Maria Bartomeu.

Pique ëndërron të bëhet pasardhësi i tij dhe, gjithmonë sipas “Mundo Deportivo”, ka zgjedhur që tani trajnerin e ri, ose më saktë trajnerët: ish-shokët e skuadrës Xavi dhe Inista, të dy në drejtim të Barcelonës.