Gazeta Telegraf/ Përfundon në barazim pjesa e parë e derbit Partizani-Tirana

489
Sigal

Gazeta Telegraf/

Mbrëmjen e sotme në Elbasan luhet ndeshja
më e rëndësishme e javës së katërt të Kategorisë Superiore, por gjysma e parë e
sfidës është mbyllur pa gola.


kuqtë zbresin në fushë me misionin për të mos lejuar shkëputjen e Skënderbeut
në krye, kurse bardheblutë për ta kthyer në rezultat lojën e mirë që bënë
kundër Kukësit fundjavën e shkuar.

Ka
përfunduar në barazim pa gola në “Elbasan Arena” pjesa e parë e derbit të
kryeqytetit, Partizani-Tirana në një atmosferë elektrizuese të krijuar nga dy
tifozëritë, të cilat në këtë takim kanë zgjedhur të vendosen pas portave.

Në tribunën VIP nuk mungojnë as politikanët. Braçe e Klosi
janë duke e ndjekur derbin pranë njëri tjetrit.

Duhet të vinte minuta e 14 e ndeshjes për të pasur rastin e
parë të rrezikshëm. Një prej lojtarëve të Partizanit goditi fort nga distanca,
por portieri Lika i Tiranës reagoi bukur duke e dërguar topin në këndore.

Në minutën e 31-të, Tirana i pati të gjitha mundësitë të
kalonte në avantazh me anë të Merveille, por futbollisti hezitoi të godiste në
momentet e fundit kur ishte i vetëm me portierin Hoxha.

Një mundësi i artë për Torasën, dy minuta para fundit. Por
edhe këtë herë lojtari nuk është treguar i saktë para Likës.