Gati ‘fshesa’ në Madrid nga Casillasi. shpëton Anceloti, kërkohet Pogba

512
Në Madrid nuk kapërdihet lehtë fakti që edicioni të mbyllet pa asnjë trofe. Gazetat më të mëdha sportive në Spanjë, ‘AS’ dhe ‘Marca’ kanë bërë sondazhe për përgjegjësit e dështimit, por edhe për idetë se cili duhet të afrohet në merkato.
Madrilenët përmes sondazhit shprehin pakënaqësi të madhe ndaj Casillasit, Alvaro Arbeloa, Fabio Coentrao, Asier Illarramendin, Sami Kehdiran dhe Lucas Silvan.
Ndërsa vendoset në dilemë e ardhmja e trajnerit, pasi tifozët janë kundra largimit të Ancelotit, duke dashur të drejtoj ekipin edhe sezonin e ardhshëm, por gjithsesi e ardhmja e italianit te Real Madrid vazhdon të mbetet në dyshim.
Anceloti ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2016, por në media po fliten disa emra për zëvendësimin e tij si Zinedine Zidane apo edhe Jurgen Klopp.
Tifozët kanë humbur besimin te Ronaldo dhe Bale, nga të cilët pritej shumë këtë edicion. Sipas të gjitha gjasave në edicionin e ri njëri duhet të largohet, pasi në Madrid vështirë se do të ketë vend për të dy.
Më të mirët në sondazh janë Kros, Modric, Isco dhe James, që përmbush pritshmëritë e fillim edicionit. Mesfusha ka bërë detyrën duke gjetur përgjegjës sulmin dhe portën për dështimin.
Për të rifituar zemrat e tifozëve, Perez duhet me cdo kusht të marrë disa nga lojtarët që ata duan, teksa mes tyre janë De Gea, Verrati, Pogba, por edhe rikthimi i Casemiros. 
Sigal