Galatasaray kërkon të blejë Cristano Ronaldon, gati ta veshë me ngjyrat e saj

127
Sigal

Sipas një raportimi në Turqi, Galatasaray do të kërkojë për të nënshkruar me portugezin nëse ai largohet nga Manchester United.

Pas Mauro Icardit, i cili luan si huazim nga Paris Saint-Germain, Galatasaray dëshiron të shtojë Cristiano Ronaldon në listën e tyre në janar .

Futbollisti portugez nuk ka gjasa të vazhdojë te Manchester United, ndonëse ka kontratë deri në vitin 2023, pasi Ten Hag duket se nuk do të llogarisë tek ai.

Kështu që skenarët për skuadrën e tij të re kanë nisur sërish nëse sigurisht ai largohet nga United. Sipas një publikimi të “Fotomac”, Galatasaray është gati ta veshë me ngjyrat e saj!

“Kreu i klubit, Erden Timur, refuzoi të japë detaje të përpjekjes së Galatasaray për të blerë lojtarin, i cili ka një pagë javore prej 411 mijë eurosh, por thuhet se është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e lojtarit”, thuhet ndër të tjera në botim.