Gafa e Xhani De Biazit dhe urrejtja e tij ndaj futbollit shqiptar

622
Sigal

Trajneri italian i kërkoi falje zyrtare Presidentit të Partizanit, Gazmend Demi, për deklaratat e tij

Qëndrimi konstant negativ i trajnerit të Ekipit Kombëtar, Xhani de Biazi, për Kampionatin Shqiptar të Futbollit mund të cilësohet si një gafë amatore e një trajneri profesionist. Edhe pas reagimit të fundit publik në adresën e tij në “Facebook” në lidhje me kthimin e futbollistëve shqiptarë që luajnë jashtë vendit, për t’u aktivizuar në Kampionatin Shqiptar, Xhani de Biazi tregoi se mendon sipërfaqësisht dhe jo largpamësisht për vlerat e futbollit shqiptar, të cilat ka zgjedhur dhe i është ngarkuar t’i përfaqësojë ndërkombëtarisht. Tekniku italian mendon se lojtarët që aktivizohen jashtë, pavarësisht se në cilin shtet dhe kategori futbolli luajnë, gabojnë nëse kthehen për të shërbyer në një skuadër të Kategorisë Superiore të Shqipërisë. Ky opinion i De Biazit pasoi vendimin e Emiljano Vilës që braktisi skuadrën në Greqi, për t’u aktivizuar me një skuadër në Shqipëri.

Ai nënshkroi me Partizanin, një klub i traditës, me plot trofe në historikun e tij dhe me emra ndër më të shquarit e që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar ndër vite. Klubi i kuq tashmë ka një grup serioz e profesionist drejtuesish dhe një president që premton mbështetje për ta çuar Partizanin në vendin dhe lartësinë e emrit që i takon në futbollin shqiptar. Por çfarë përfitimesh ka në aspektin profesional angazhimi në Kampionatin Shqiptar?

Së pari gara futbollistike nga viti në vit po bëhet më e fortë dhe më e bukur e kjo sjell rritje të cilësisë në përgjithësi dhe individuale për çdo futbollist profesionist. Aktualisht përveç Partizanit që vjen në sezonin e ri plot objektiva dhe ambicie nuk janë më pak rivalizues klubet e tjerë. Tirana, ekipi tjetër i Kryeqytetit, njëherësh dhe klubi më i titulluar në vend është rikthyer tashmë me pretendimet e saj për titull me një grup lojtarësh me kualitet dhe me një trajner ambicioz e profesionist si Magani. Në betejën për Titullin janë 4 herë kampionët e Skënderbeut të cilët me grupin e konsoliduar të futbollistëve dhe me një menaxhim model të klubit mbeten skuadra Numër 1 për t’u mundur. Po në këtë nivel pretendimesh është dhe Kukësi e Laçi që falë paraqitjeve të mira janë prezentë edhe në Kupat e Europës sezonet e fundit. A nuk janë këto premisa se ky kompeticion që po vjen do të jetë shumë i luftuar dhe plot spektakël? Sigurisht që po. Pritshmëritë janë të gjitha pozitive dhe duke parë e analizuar ato, çdo futbollist më parë zgjedh Kampionatin Shqiptar dhe nivelin superior të tij, sesa të luajë në kategoritë inferiore të vendeve të tjera ku e ka zero mundësinë për të luajtur në kompeticionet europiane, dëshirë dhe objektiv i çdo lojtari. Të luash me Skënderbeun, Kukësin, Laçin, Partizanin, Tironën e Flamurtarin ke gjithmonë mundësinë të garosh në një kompeticion të rëndësishëm futbollistik dhe ky është qëllimi i çdo lojtari profesionist, ndaj qëndrimi i trajnerit italian tingëllon sa i çuditshëm aq edhe i pamenduar. Nëse do të shtrihej në planin strategjik sa më shumë të rritet cilësia e Kampionatit Kombëtar aq më shumë do të rriteshin edhe mundësitë e zgjedhjeve për Ekipin Përfaqësues dhe kjo është ajo që synohet nga të gjithë aktorët qe merren drejtpërdrejt ose tërthorazi me futbollin në Shqipëri. Ndaj edhe trajneri i Ekipit Kombëtar si hallkë e këtij zinxhiri do të duhej të ishte një promovues i këtyre vlerave që ka futbolli shqiptar dhe jo frenues e aq me keq bllokues i tyre.

Finalja e Superkupës, më 17 gusht

 Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi të gjithë tifozët dhe sportdashësit se ndeshja “Skënderbeu–Flamurtari”, finalja e madhe e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë 2014, do të zhvillohet me date 17 gusht, ora 19.00 ne Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”.

FSHF-ja ka marre masat për organizimin e shitjes së biletave në qytetet e Korçës, Vlorës dhe ne Tirane.

Shorti i Ligës së Kampioneve

 Shorti i Ligës së Kampioneve dhe ai Ligës së Europës zbardhi rrugën drejt fazës së grupeve, me përcaktimin e çifteve në fazën e “play-off-it, të ndarë në dz seksione: Champions Route dhe League Route. Në “League Route”, Porto synon të marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që Atletik Bilbao shpreson të jetë pjesë e 32 ekipeve më të mira të Europës. Ndër favoritët e “League Route” janë Arsenali, Porto, Zeniti, Leverkusen dhe Napoli, ndërsa më pak favoritët janë Athletic Bilbao, Lille, Kopenhagen, Standardi i Liezhit dhe Beshiktashi.

Sa i përket “Champions Route”, ish-fituesit e Kupës së Europës, Steaua Bukuresht, dhe tre debutues kanë shanse potenciale për të marrë pjesë në grupe. Mes pretendentëve janë Salcburgu, Steaua Bukuresht, APOEL, BATE Borisov dhe Ludogorets Razgrad, ndërkohë që te jofavoritët përfshihen Maribor, Celtic Glasgoë, Slovan Bratislava, Malmo dhe Aalborg. Dhjetë fituesit e “play-off”-eve do t’i bashkohen 22 ekipeve që hyjnë automatikisht në fazën e grupeve, për të cilën do të hidhet shorti në Monako, më 28 gusht.

LIGA E EUROPËS – Ish-fituesit e trofeut të Europa League, Inter, Totenhem, Borusia M’gladbah, dhe Fejënord kanë mësuar rivalët e tyre për “play-off”-et e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Europë, sa i përket klubeve. Zikaltrit do të përballen me Stjarnanin e Islandës, ndërsa Lioni do të ketë një përballje më të vështirë, ndaj rumunëve të Astra Giurgiu. Holandezët e Fejënordit janë shpallur dy herë fitues, në ’74 dhe 2002, e këtë raund do t’i duhet të sfidojë ukrainasit e Zorya Luhansk, të cilët eliminuan Laçin në raundin e parë. Ndërkohë, Totenhemi, fitues i trofeut në ’72 dhe ’84, do të ndeshet me qipriotët e AEL Limasol. Gladbahu sfidon një kundërshtar ballkanas, Sarajevon e Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa PSV përballet me bjellorusët e Shakhtyor Soligorsk. Fituesit e 31 çifteve, që do të luajnë ndeshjet e para më 21 gusht dhe ato të kthimit më 28 Gusht, do t’u bashkohen 7 ekipeve të kualifikuara automatikisht për në fazën me grupe. Veç tyre, do të vijnë edhe humbësit e “play-off”-eve të Champions League.

ÇIFTET

 EUROPA ROUTE

Beshiktash JK (TUR)-Arsenal FC (ENG)

Standard Liezh (BEL)-Zenit (RUS)

FC Kopenhagen (DEN)-Bayer 04 Leverkusen (GER)

LOSC Lille (FRA)-FC Porto (POR)

SSC Napoli (ITA)-Athletic Bilbao (ESP)

CHAMPIONS ROUTE

NK Maribor (SVN)-Celtic FC (SCO)

FC Salzburg (AUT)-Malmo FF (SËE)

Aalborg BK (DEN)-APOEL FC (CYP)

Steaua Bukureshti (ROU)-Ludogorets (BUL)

Slovan Bratislava (SVK)-BATE Borisov (BLR)