Sigal

Futbollistët e famshëm shqiptarë i kanë shfrytëzuar llogaritë e tyre në rrjete sociale për ta uruar festën e 28 Nëntorit, përvjetorin e 106-të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Përveç futbollistëve nga Shqipëria më aktivët në këto urime për festën e 28 Nëntorit kanë qenë futbollistët me prejardhje shqiptare, të cilët luajnë në garat e mëdha evropiane. Milot Rashica, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Etrit Berisha, Herold Shala dhe dhjetëra futbollistë të tjerë e kanë nisur ditën me urimin për Ditën e Pavarësisë

Granit Xhaka Mesfushori shqiptar i Arsenalit dhe i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka uruar për festën e 28 Nëntorit, duke thënë se. edhe pse të shpërndarë nëpër botë, përsëri të bashkuar nga rreth një flamuri dhe gjuhe.

Përmes Instagramit Xhaka ia ka publikuar një fotografi duke bërë shqiponjën me duar, përkrah këngëtarit Capital T.

“Urime Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në çdo cep të botës. Të shpërndarë, por të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe të një Gjaku”, ka shkruar mesfushori i Zvicrës