Futbollistët e Kukësit japin një pjesë të pagës për të prekurit nga tërmeti

662
Sigal

Kukësi është bashkuar me fushatën për të ndihmuar të mbijetuarit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit në Durrës. Ekipi nënkampion ka menduar të kalojë një pjesë të rrogave të stafit dhe lojtarëve për bamirësi.

“Futboll Klub Kukësi po ndjek me vëmendje e dhimbje situatën në të cilën është përfshirë vendi ynë, pas termetit të ditëve të fundit, i cili shkaktoi dëme në njerëz dhe banesa.

Stafi dhe futbollistët, kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre t’jua kalojnë të prekurve nga tërmeti i së martës.

Ftojmë tifozët kuksianë dhe të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me çfarë të mundin, për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, – shkruhet në faqen zyrtare.