Fund dramatik! Atletiko Madrit triumfon me permbysje dhe fiton titullin kampion

204
Sigal

 

Ateltiko Madrid ka fituar titullin kampion në La Liga, teksa ka triumfuar në ndeshjen e fundit ndaj Vajadoidit, duke mbajtur kryesimin.

Pas golit të Oskar Plano në minutën e 18-të, ishte Korrea në minutën e 57-të dhe Suarez 10 minuta më vonë, që përmbysen rezultatin, duke i dhënë trofeun bardhekuqve.

Diego Siemone feston kështu titullin e dytë kampion në krye të Atletikos, pas atij fituar në vitin 2014. Reali i Madridit mbetet në vendin e dytë, ndonëse fituan, edhe këta me përmbysje ndaj Vijarealit, falë golave të Benzema në minutën e 87-të dhe të Modriçit në minutën e 92.

Për sa i përket verdikteve, Vajadoidi nuk e shmangu dot rënien një kategori më poshtë, së basku me Hueskan dhe Eibarin. Në Champions shkojnë, Atletiko, Reali, Barcelona dhe Sevija, ndërsa në Europa Ligë shkon Real Sociedadi me Betisin, ndërsa Vijareali shkon në Konferencë Ligë.

Renditja:

rendit

REZULTATET:

Vajadoid-Atletiko Madrid 1-2

Oskar Plano 18’/ Korrea 57′, Suarez 67′

Real Madrid-Vijareal 2-1

Benzema 87′, Modriç 92’/ Pino 20′

Eibar-Barcelona 0-1

Grizman 81′

Elçe-Bilbao  2-0

Selta Vigo-Betis  2-3

Osasuna-Real Sociedad 0-1