FSHF vendos gjoba të rënda

518
Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot një masë ndëshkimore të rëndë ndaj Kukësit, duke detyruar verilindorët të paguajnë një gjobë prej 400 mijë lekësh për sjelljen e tifozerisë së kësaj skuadre.
Kukesi tifozet
Sipas KDS, sjelljet e papërshtatshme të tifozerisë së Kukësit janë kthyer në rutinë, ndaj është caktuar kjo shifër e lartë për t’u paguar nga verilindorët, të cilët gjithsesi i shpëtojnë pezullimit të stadiumit për ndeshjet e mbetura.
Vendimet e KDS-së
Zyrtari i KF “Luftëtari”, Marko Sovanoviç, paralajmërohet se në rast përsëritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që përmban kodi i disiplinës sportive, në bazë të nenit 13 të KDS.
KF “Tirana” për sjellje të gabuar të tifozerisë së saj dënohet me gjobë me vlere 100.000 (njëqindmijë) lekë , bazuar në nenin 65/1.a dhe 66/1 të KDS.
Zyrtari i KF “Laçi”, Stavri Nica, në bazë të nenit 8/3 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike për Kategorinë Superiore dhe nenit 13 te KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të mosprononcimit për media do të jete subjekt i ndëshkimeve që përmban kodi i disiplinës sportive.
Zyrtari i KF “Laçi” Kleo Laskaj, për protesta me fjalë ofenduese dënohet me pezullim e 2(dy) ndeshjeve nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS.
KF “Kukësi”,për sjellje të gabuar në mënyrë të përsëritur të spektatoreve të saj, dënohet me 400.000 (katërqind mijë) lekë gjobë, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/1 të KDS.
Lojtari i KF “Erzeni”, Ervis Kllari, për sjellje jo sportive dhe ofendime ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 49/1.a të KDS.
KF “Sopoti”, për shkelje të parimeve fair play duke kryer sjellje josportive në fushën e lojës, dënohet me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë, bazuar në nenin 56/1 të KDS. Në aplikim të nenit 136 gjoba paguhet në masën 50% të gjobës.
KF “Kevitan”, paralajmërohet se ne rast përsëritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon kodi i disiplinës sportive.
KF “Kukësi B ”, paralajmërohet se ne rast përsëritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon kodi i disiplinës sportive.
Zyrtari i KF “Albpetrol”, Marjus Kapaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me pezullimin e 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/2.b të KDS.
Lojtari i KF “Vora”, Serxhio Ceka, për lojë të rënde duke përdorur dhunë fizike ndaj lojtari kundërshtar dënohet 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.b të KDS.
Lojtari i KF “Tepelena” Sorkadh Cana, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e ofenduar me fjalë dhe gjeste, dënohet me 6(gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS.
KF “Elbasani” U-19, për sjellje të gabuar të tifozerisë, duke shkaktuar ndërprerjen e lojës, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore në stadiumin përkates, në baze të nenit 65/3.b të KDS.
Lojtari i KF “Shkendija” U-19, Alkid Kastrati, për provokim të publikut do të dënohet me pezullim nga gara për 2 (dy) ndeshje si dhe me gjobë me vlerën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, në baze të nenit 53/1 të KDS. Në aplikim të nenit 136/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
Zyrtari i FC “Internacional” U-17, Elvis Plori, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes do të dënohet me 2(dy) ndeshje në bazë të nenit 56/1 të KDS.
Lojtari I FC “Internacional” U-17, Joan Cela, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes do të dënohet me 4(katër)ndeshje në bazë të nenit 49/1.a të KDS.
KF “Korabi” U-17 për mos paraqitje në ndeshjen me KF “Akademia AAS “ U-17 në bazë të nenit 55 të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.
KF “Burreli” U-19 për mos paraqitje në ndeshjen me KF “ Shkendija B.T” U-19, në bazë të nenit 55 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.
KF “Tomorri” U-17 për mos paraqitje në ndeshjen me KF “Butrinti” U-17, në bazë të nenit 55 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.
KF “Vlora” U-17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshje me KF “Apollonia U 17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi, bazuar në nenin 54/1 të KDS.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Partizani’ U-19, Marjo Bajramaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit në bazë të nenit 33 të KDS.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të “AF Dinamo’ U-19, Igli Çela dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit në bazë të nenit 33 të KDS.
Sigal