Francesco Totti ‘panenka’ Romës edhe në lamtumirë: motivet e largimit të një legjende…

497
Sigal

Francesco Totti është gati të japë lamtumirën nga Roma për herë të dytë. E ka bërë më 28 maj 2017 si futbollist dhe do ta bëjë në orët e ardhshme si drejtues. “Tani flas unë”, ka shkruar në rrjetet e tij sociale disa ditë më parë, i lodhur nga shumë zëra për të ardhmen e tij. Ky moment thuajse ka ardhur me “ç’romanizimin”, e vënë në fuqi me mungesën e rinovimit të De Rossi e që procedon tashmë në mënyrë të shpejtë me vetë ish-numrin 10. Nuk ka mjaftuar oferta e Pallotta me detyrën e drejtorit teknik. Lëvizjet e manjatit nga Bostoni kanë rezultuar të vonuara dhe askush nuk mund t’i heqi nga mendja Francesco Totti se do ishte një rol sa për sy e faqe.

MOTIVET – Dhe pavarësisht se e kishte firmosur kontratën si drejtues deri më 2023, diçka duket se kishte ndryshuar, të paktën raporti me palën amerikane të menaxhimit. Françesko Baldini, ish-drejtori i përgjithshëm i Romës, tashmë nuk është në organigramën e klubit, por mbetet një figurë aktive në çdo vendim të rëndësishëm. Është njeriu i besuar i Pallotta, zgjedhjet e Petracchi dhe Fonseca kalojnë mbi të gjitha nga ai. Totti këmbënguli mbi emra të tjerë, në veçanti për pankinën, por nuk i janë marrë në konsideratë, gjë që ka luajtur një rol kyç në vendimin e fundit për t’i lënë. Ashtu sikurse mungesa në mbledhjet drejtuese jashtë Italisë. Një çarje që kurrë nuk u ngjit e filloi me shkarkimin e Eusebio Di Francesco, me të cilin Totti ishte i lidhur në mënyrë të veçantë. Në këtë kontekst, që nga fundi i kampionatit, nisën të qarkullonin zërat për një propozim të ardhur për Totti si Drejtor Teknik, ashtu sikurse është hedhur poshtë nga vetë i interesuari në parkun e “Hall of Fame” të futbollit italian: “Nuk di asgjë”.

E ARDHMJA – Pra rrugët mes Romës dhe Totti duken përfundimisht të ndara. Shumë afirmuese një fjali e tij, ende pa firmosur kontratën e tij si drejtues: “Nuk mund të shkoja vend tjetër, do të kisha hedhur në kosh 25 vjet dashuri”. Do ta ketë menduar sigurisht edhe këtë herë, por për ta nxitur do të ketë qenë pikërisht De Rosi, i larguar menjëherë pasi kishte parë që gjërat nuk po shkonin sikurse do të kishte dashur. Totti tani shpreson të ketë një tjetër rol, të paktën në Federatën e Futbollit të Italisë. Presidenti i FIGC, Gravina dhe këshilltarët federalë kanë pasur gjithmonë fjalë lavdërimesh në diskutimet e tyre. Nga ana tyre figura e Totti është shumë e fortë, mbi të gjitha në Lindje. Për më tepër që tashmë është një njeriu imazh i EURO 2020, që do të kalojë edhe në Itali dhe në veçanti në Stadiumin “Olimpik”. Dhe kushedi, në të ardhmen mund të jetë një rrugë që do ta risjellë në shtëpi, sepse Roma dhe Roma do të jenë aty përgjithmonë.