FOTO/ Trajneri i Feyenoordit zgjedh 23 lojtarët që do të vijnë në Tiranë për finalen me Romën

131
Sigal

Klubi i Feyenoordit ka publikuar këtë të hënë listën me 23 lojtarë që do të udhëtojnë drejt Tiranës për finalen e Conference League kundër Romës.

Të gjithë emrat e disponueshëm për betejën finale kundër verdhekuqve, të mërkurën, në orën 21, janë në listën e mëposhtme.

Image

Trajneri Arne Slot ishte me të gjithë futbollistët që ka menduar të marrë në kryeqytetin e Shqipërisë në kampin stërvitor të Feyenoordit për seancën e fundit stërvitore në tokën holandeze, ndërsa të martën delegacioni i klubit të njohur holandez niset drejt Tiranës.

Në orën 19:30 do të zhvillojë një seancë stërvitore në “Arena Kombëtare”.

Përveç 23 emrave të listuar më poshtë, bashkë me ekipin do të udhëtojnë edhe Cole Bassett (nuk ka të drejtë të luajë) dhe Tein Troost.