FOTO/ Shkatërrohet Bugatti i Ronaldos, përfshihet në një aksident të rëndë

129
Sigal

Makina e Kristiano Ronaldos është përfshirë në një aksident në Majorka. Përplasja është duke u hetuar nga autoritetet- por mësohet se futbollisti nuk ka qenë në makinën që drejtohej nga shoferi i tij. Bëhet fjalë për ‘Bugatti Veyron’ 1.7 milionë euro. Shoferi thuhet se humbi kontrollin dhe rrëshqiti duke u përplasur me një mur në Palma de Majorka, ku ylli i Mançester Junajtid aktualisht është duke pushuar me familjen e tij.

Pjesa e përparme e ‘Bugatti-t’ është shkatërruar ndërsa drejtuesi nuk ka pësuar lëndime.

‘Bugatti Veyron’, ashtu si një ‘Mercedes-Benz G-Class’ Roneldo ia kishte bërë dhuratë Georgina. ‘Bugatti’ është pjesë e koleksionit të makinave të CR7 prej 17 milionë eurosh, i cili përfshin gjithashtu një ‘Aston Martin’, ‘Bentley’ dhe një ‘Ferrari Monza’.