FOTO/ “Mos na vrisni ëndrrat”, tifozët korçarë protestojnë para Katedrales së qytetit

717
Mijëra qytetarë korçarë, e kryesisht tifozë të Skënderbeut, janë mbledhur në një protestë ditën e sotme. Në tubimin paqësor që ka filluar në orën 13:30 para sheshit të Katedrales së qytetit të Korçës, tifozët mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin “Mos na i vrisni ëndrrat”.
Klubi Skënderbeu është akuzuar për trukim ndeshjesh, ndaj qytetarë hartuan një petizion drejtuar UEFA-s.
Gjithsesi, siç shihet nga fotot e siguruara qindra mbështetës kanë dalë disa minuta më parë duke mbështetur klubin e “Skënderbeut”.
Sigal