FOTO/ Derbi në prag, përgatitje dhe optimizëm te Partizani

212
Sigal

Partizani do të masë forcat të shtunën në orën 19.45 me Tiranën, në Air Albania, në kuadër të javës së 24-të të Superiores. Të kuqtë kanë vijuar përgatitjet për këtë sfidë, teksa gjendja e lojtarëve duket e mirë. Murataj është rikthyer pas skualifikimit dhe do jetë në dispozicon të skuadrës.

“Ekipi ka zbritur sot në fushë për të vijuar përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Tiranës. Në drejtim e trainerit Dritan Mehmeti dhe stafit, skuadra ka zhvilluar seancën e sotme në orën 13.00. Gjendja e grupit rezulton pozitive. Për takimin ndaj Tiranës skuadra plotësohet edhe me rikthimin e mesfushorit Valentino Murataj i cili ka shlyer skualifikimin” – shkruan klubi.

Ekipi i Mehmetit renditet në vendin e pestë me 33 pikë. Kryeqytetasit janë në një formë të mrië, pasi numërojnë 3 fitore në 5 takimet e fundit.