Ish-kampioni i Formula 1 do ti nënshtrohet një tjetër operacioni

371
MANAMA, BAHRAIN - APRIL 04: Motorsport / Formel 1: GP von Bahrain 2004, Manama; Michael SCHUMACHER (GER) / Ferrari gewinnt den Grand Prix 04.04.04. (Photo by Alexander Hassenstein/Bongarts/Getty Images)
Sigal

Gjendja shëndetësore e Michael Schumacher mbetet ende një enigmë për të gjithë. Dihet që gjermani po kalon një moment shumë të vështirë por për më shumë se gjashtë vjet asnjë detaj nuk është dhënë për të.

Familja e ish-pilotit për gara me makina nuk ka dashur të zbulojë asgjë për sa i përket shëndetit të tij, që nga koha e aksidentimit në dhjetor të vitit 2013 në Alpet e Francës teksa po skijonte.

Së fundmi “Cont Contro Copertina” raporton se Michael Schumacher mund të rikthehet në sallën e operacionit për t’iu nënshtruar një transfuzioni të qelizave burimore.

Një ndërhyrje të ngjashme Schumacher raportohet ta ketë kryer në tetor të vitit 2019.