Formula 1/ Mercedesi i ri si një “Shigjetë e Zezë” dhe me mbishkrim kundër racizmit!

357
Sigal

Beteja e Luis Hemiltonit në javët e fundit lidhur me çështjen e racizmit pas vdekjes së Xhorxh Flojdid një muaj më parë në Mineapolit, ka sjellë një ndërmarrje të bujshme nga ana e skuadrës së gjashtë herë kampionit të botës që në fundjavë do të zbresë në Austri me një pamje të rrallë. Më shumë sesa “Shigjetat e Argjendta” duken si “Shigjetat e Zeza”. Katër ditë përpara xhirove të provave të lira në GP të Austrisë, Mercedesi ka zbuluar “black look”-un e makinës W11 që do të pilotohen nga Ljus Hemilton dhe Valteri Botas. Njëvendëshet janë thuajse krejtësisht të zeza, me pak të kuqe dhe të gjelbër që lidhen me sponsorët. Në mburojën e pilotit duket shkrimi “End Racism”, që përgjegjësi i ekipit, Toto Ulf, e shpjegon kështu: “Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në shoqërinë tonë, në sportin tonë dhe në skuadrën tonë: është një parim thelbësor për Mercedesin”.