Është zhvilluar sot gara e Japonisë në Formula 1, aty ku “Mercedes” ka treguar edhe një herë tjetër se është Zot në këtë sport sa i përket instruktorëve. Fitorja që Valteri Botas ka arritur të marrë në pistën e Japonisë, e ka shpallur Mercedesin kampion bote për të gjashtin vit radhazi, duke vënë diktatin.
Ndërkohë, një garë mjaft të mirë ka zhvilluar edhe Sebastian Vetel i cili pavarësisht problemeve të shumta që kishte gjatë gjithë garës, ka arritur të renditet në vendin e dytë duke përfituar edhe nga ndalesat e shumta në bokse të kundërshtarëve të tij. Garë e mirë ishte edhe nga Luis Hamilton, i cili u rendit në vendin e tretë duke u ngjitur sërish në podium.
Aktualisht, piloti anglez Hamilton, është në krye të klasifikimit dhe kryeson me 64 pikë më shumë se Botas. Ndërkohë, kanë mbetur edhe 4 gara deri në fund dhe duket e pamundur që Hamilton të humbasë këtë titull kampion dhe të lëshojë terren për kundërshtarin.