“Ferrari” rrit investimet për të fituar sezonin 2019

470
Sigal

Louis Camilleri, kreu i prodhuesit italian të automjeteve “Ferrari”, premtoi sot se do të rrisë investimet për të fituar kampionatin në Formula 1 për vitin 2019, pasi dështoi në vitet e mëparshme.

“Në vitin 2018, morëm rezultatin më të mirë që kur fituam çmimin e konstruktorëve (viti 2008). Për vitin 2019, objektivi është të fitojmë dhe do të ketë një rritje të investimeve që reflektojnë këtë ambicie”, deklaroi Camilleri gjatë një konference telefonike me analistët për prezantimin e rezultateve të vitit 2018.

Në fakt “Ferrari” regjistroi në vitin 2018 rezultate rekord në nivelin e shitjeve dhe të përfitimeve por në F1 marka dështoi sërish për të fituar çmimin botëror përballë Lewis Hamilton dhe “Mercedes”.