Aksident i frikshëm në Moto2, dy pilot përplasen dhe fluturojnë disa metra në ajër

362
Sigal

Çmimi i madh i Australisë  në Moto2 ka nisur me një aksident të frikshëm. Që në kthesën e parë, piloti i skuderisë Kalex, Enea Bastianini është rrëzuar dhe ka fluturuar në ajër, por motori i tij ka vijuar që të qëndrojë në pistë.

Gara ka vijuar, por më pas ka qenë një tjetër pilot që është përplasur, Hafizh Syahrin, i cili goditi motorin e mbetur në mes të pistës, duke flutuar dhe ai.

Piloti i skuderisë Aspar, Hafizh Syahrin, u dërgua menjëherë në spital, ku për fat të mirë është I vetëdijshëm dhe jashtë rrezikut për jetën.