Sigal

Pritet vetëm zyrtarizimi por Kimi Raikonnen nuk do të jetë më piloti i ferrarit duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Sipas burimeve të “gazzetta dello sport” drejtuesit e kokëkuqes i kanë komunikuar finlandezit këtë vendim para garës së fundjavës së shkuar në Monza të Italisë ku piloti i ferrarit u rendit në vendin e dyte.

Vendin e Raikonnen pritet ta marrë Charles Leclerc, i cili këtë sezon është pjesë e skuderisë Sauber.

20 vjeçari i dalë nga akademia e ferrarit pritet të firmose një kontratë dy vjeçare me kokëkuqen.