Sigal

Juventus pas fitores ndaj Valencias, do të luajë pas pak minutash ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, teksa do të presë Young Boys. Bardhezinjtë në këtë duel janë pa Cristiano Ronaldon, i cili është dënuar një javë për shkak të kartonit të kuq.

Trajneri Massimiliano Allegri ka ndryshuar skemë duke kaluar në vendosjen 3-5-2, duke i dhënë mundësi Chiellinit, Cancelos dhe Emre Can për të pushuar. Bernandeschi do të mbështesë Dybala-n dhe Mandzukic në majën e sulmit.