Formacionet zyrtare/ Salah e nis nga stoli për Egjiptin, Uruguai me ‘arsenalin’ e plotë

487
Sigal

Në orën 14:00 do të luhet ndeshja e parë për ditën e sotme ndërmjet Uruguait dhe Egjiptit, e vlefshme për Grupin A ku bëjnë pjesë edhe Rusia dhe Arabinë Saudite.

Dy trajnerët, Hector Cuper i Egjiptit dhe Oscar Tabarez i Uruguait, kanë publikuar formacionet për këtë sfidë, ku një fitore do të ishte shumë e rëndësishme, ndërsa një humbje do të komplikonte ndjeshëm shanset për të kaluar grupin.

Bie në sy se nga minuta e parë nuk do të jetë Mohamed Salah, futbollisti i cili u dëmtuar në finalen e “Champions League”. Ndërsa te amerikano-jugorët nga fillimi do të jenë yjet e kësaj skuadre, Edinson Cavani dhe Luis Suarez.