Formacionet zyrtare/ Kukësi-Partizani, ja si rreshtohen skuadrat

152
Sigal

Sipari i javës së 32-të të Kategorisë Superiore do të hapet në “Kukës Arena” ku verilindorët e Diego Longos do të presë Partizanin e Dritan Mehmetit, me takimin që nis në orën 16:45.

Një “luftë” e vërtetë mes dy ekipeve që aktualisht ndodhen me pikë të barabarta në klasifikim, teksa ky duel do të tregojë shumë për objektivat e skuadrës.

Për këtë takim, trajneri i verilindorëve gëzon, pasi ka gati 3 lojtarët titullarë që munguan ndaj Teutës. Feijao, Lulaj dhe Sh. Taipi kanë lënë pas pezullimin për shkak të kartonave, duke qenë gati për stafin teknik.

Edhe në kampion e kuq, trajneri Dritan Mehmeti po ashtu ka rikthime të rëndësishme në skuadër, pasi tekniku i demave do ketë gati Muratajn dhe Malën. Murataj rikthehet pas pezullimit me kartona, teksa Mala pas një problem familjar.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Xhika, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Faijao, Gj. Taipi, de Lucas, Sh. Taipi, Milunovic, Basa. Trajner: Diego Longo

Partizani: Hoxha, Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Mala, Rrapaj, H. Marku, Cara, Skuka, Stenio. Trajner: Dritan Mehmeti.