Sigal

Belgjika dhe Anglia do të luajnë pas pak minutash në finalen e vogël për të përcaktuar vendin e tretë në Kupën e Botës.

Ndeshja do të startojë në orën 16:00, në Shën Petërsburg dhe do të jetë e vetmja përballje në këtë Botëror, që zhvillohet për herë të dytë. Kjo pasi Belgjika dhe Anglia ishin së bashku në grupin G dhe u ndeshën me njëra-tjetrën më 28 qershor.

Atëherë ndeshja do të përfundonte me rezultatin 1-0 për belgët, falë një goli spektakolar të shënuar nga Adnan Januzaj, por të dyja skuadrat ishin me formacione të dyta, ndërkohë që tashmë të dy strategët kanë bërë pak ndryshime.