Formacionet/ Pa Mesin e Ronaldon, “El Clasico” test force në Spanjë

428
Sigal

Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë sot sfidën e “El Clasicos”, por kësaj here kjo shoqërohet edhe me surpriza, të cilat e kanë emrin Ronaldo dhe Mesi.

Të dy lojtarët pas 11 sezonesh nuk do të jenë në fushë, pasi argjentinasi për shkak të një dëmtimi qëndron jashtë formacionit, ndërsa portugezi nuk është më në radhët e spanjollëve, por gjatë verës u transferua tek Juventus.

Skuadra e Los Blancos nuk po kalon momente të mira dhe ndeshja e sotme shihet si mundësi për  të marrë  kthesën në kahun pozitiv, por kjo nuk do të jetë e lehtë  pasi të “uriturit” e Barcelonës  do të synojnë të mbajnë kreun e La Ligës. Sfida do të startojë në orën 16:15.

Formacionet:

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Rafinha, Luis Suarez, Coutinho.

Real Madrid: Courtois; Nacho, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Modric, Kroos; Isco; Bale, Benzema.