Florentino Perez: Është e pamundur që Ramos të largohet pa u paguar shuma e kërkuar

509
Sigal

Sergio Ramos është duke kërkuar të largohet nga Real Madrid.

Kapiteni po kërkon largimin si pasojë e një oferte të çmendur që ka marrë nga Kina, por “Los Blancos” nuk dëshirojnë ta lëshojnë falas.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Realit, Florentino Perez i cili ka deklaruar se është e pamundur që Ramos të largohet pa u paguar shuma e kërkuar.

“Është e vërtetë, ata erdhën të flisnin me mua për të më thënë se Ramos ka një ofertë të madhe nga Kina, por rregullat në fuqi nuk lejojnë pagesën e kartës. Unë u përgjigja se është e pamundur që Real Madrid ta lërë kapiteni të largohet falas pasi do të krijonte një precedent të rrezikshëm për klubin” – tha Perez.

Marrëdhënia ime me Sergio? Është e shkëlqyer. Për më tepër ai është lojtari më i paguar në skuadër. Para se të ishte Cristiano Ronaldo, tani është Sergio Ramos”, përfundoi ai.

 

Problemi kryesor qëndron te fakti se në Kinë e kanë të pamundur të paguajnë për kartonin e futbollistit, pasi me rregullat e reja të vendosura nga qeveria kineze, klubeve të futbollit nuk u lejohet të nxjerrin fonde jashtë Kin/ SYRI.net.