Flet Pep Guardiola: Ja pse jam dakort me Jurgen Klop

470
Sigal

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka folur në një konferencë për shtyp përpara takimit kundër Sauthemptonit dhe ka prekur dhe njëherë argumentin e kalendarit të ngjeshur duke i dhënë të drejtë rivalit të tij më të madh në kampionat, trajnerit të Liverpulit, Jurgen Klop. Gjithashtu, ai ka thënë se ka mësuar shumë në ishull.

“Kam mësuar shumë në Premier League, më parë nuk isha kaq i përgatitur në topat e gjatë dhe në ndryshimet në goditjen standarde. Këtu duhet të punosh shumë gjatë më këto gjëra. Më pas kam njohur lojtarët e mi, cilësitë që kanë dhe u jam përshtatur atyre. Jam dakort me Klopin, duhet të luajmë më pak ndeshje. Kjo është e tepërt”.