Flet Pavel Nedved: Nëse fitojmë Championsin, do të prehem në paqe

447
Sigal

Nëse nuk është një obsesion, mbetet një mendim i fiksuar. Champions League, është një trofe që Pavel Nedved e ëndërron prej vitesh fillimisht si futbollist në fushë, dhe tashmë si drejtues i lart i klubit të Juventusit.

“Fitimi i këtij trofeu do më bënte shumë të lumtur. Doja shumë që ta fitoja si futbollist, por nuk munda. Nëse do të arrij që ta fitoj tani që jam pjesë e klubit, do të ishte një rezultat fantastik. Atëherë do të pushoja në paqe.

Zëvendëspresidenti i klubit italian ka folur për anglezen “The Telegraph”, në prag të sfidës ndaj Atletico Madrid në Champions, duke u ndalur edhe te Cristiano Ronaldo: “Nuk është surprizë për mua që të shohë Simeonen trajner. Ka qenë gjithmonë një person serioz, një futbollist që ka pasur shumë besim. Ka qenë shumë e vështirë për ta mundur, pasi ka qenë shumë i vendosur. Atletico Madrid ka marrë personalitetin dhe karakterin e tij. Ronaldo është shumë më tepër se një futbollist i thjeshtë. Kur e përshkruaj Juven, është pikërisht si ai: Ronaldo është fiks lojtar për Juventusin. Ka mentalitetin perfekt”.