Flet Henderson: E pabesueshme, dhamë zemrën në fushën e lojës 

489
Sigal

Pas fitores spektaolare 4-0 ndaj Barcelonës, kapiteni i Liverpoolit Henderson nuk i ka mbajtur dot emocionet në intervistën pas ndeshjes.

“E pabesueshme. Nuk besoj se asnjë do të besonte se ne kishim shanse. Ne e dinim se ishte e vështirë, por ende e mundur.

Besimi që kemi në dhomat e zhveshjes është fantastik. Ne e dinim se mund të bënim diçka speciale në Anfield. Shikoni tifozët, kjo është një mbrëmje speciale. Kështu është kur japim më të mirën.

Duhet ta nisnim mirë. Goli i shpejt na ndihmoi. Nuk ishte thjesht një gol, na ndihmoi shumë për t’i vendosur nën presion. E dinim se nëse do të jepnim personalitetin dhe zemrën, mund të kishim shanse”, deklaroi mes emocionesh kapiteni Henderson.