Flet Guardiola: Sergio Aguero është thjesht i pazëvendësueshëm

469
Sigal

Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së sotme kundër Ulvërhemptonit, Pep Guardiola ka folur dhe për të ardhmen e sulmuesit argjentinas, Sergio Aguero.

“Mund të qëndrojë ende, por varet gjithçka nga gjendja e tij fizike dhe nga dëshira. Ta zëvendësosh atë te Mançester Siti do të ishte sfida më e madhe e merkatos sepse “Kun” është një lojtar i pazëvendësueshëm. Nuk kam parë kurrë një yll të madh si ai të jetë kaq i përulur dhe kaq argëtues”.

Lojtarit argjentinas, golashënuesi më i mirë në historinë e Mançester Sitit me 244 gola, i skadon kontrata në verën e vitit 2021 dhe po flitet që tani për një rikthim të tijin në atdhe.