Sigal

Antoine Griezmann është një lider i vërtetë. Sulmuesi i Atetico Madrid së bashku me Mbappe kanë udhëhequr Francën drejt finales. Të gjithë flasin për të, por bomberi i njohur mendon vetëm për ndeshjen e së dielës.

“Nuk mendoj për Topin e Artë. Kemi shansin për të fituar Kupën e Botës dhe kjo më intereson. Nuk më intereson që të shënoj, e rëndësishme është vetëm që të shkojmë në finale. Jemi një ekip i madh, dhe duam që tu japim kënaqësinë e madhe tifozëve francëzë, të cilët duhet që të jenë krenarë”.

Futbollisti i Atletco Madrid ka sakrifikuar shumë gjatë këtij Botërori, duke luajtur në një pozicion më të tërhequr. “Mbrojtja është pika jonë më e rëndësishme, jemi të karikuar. Kroacia ka futbollistë të mëdhenj si Modric dhe Rakitic, janë teknikisht të fortë, por po përgatitemi në mënyrën më të mirë. Simeone dhe Deschamps? Të dy duan të njëjtën gjë: të fitojnë”, ka thënë Griezmann.