Flet Chiellini: Balotelli ka vetëm goditjen, Kean është shumë ndryshe

260
Sigal

Giorgio Chiellini këmbëngul se sulmuesi i Evertonit, Moise Kean, është shumë ndryshe nga Mario Balotelli. Pasi kritikoi më parë, mbrojtësi tha se Kean nuk kishte asgjë si ish-sulmuesi i Interit dhe Manchester City.

“Balotelli ka vetëm goditjen. Ka nga ata, që tani e krahasojnë atë me Moise Kean, një djalë që duket rebel dhe i papërballueshëm, por është krejtësisht i ndryshëm nga Mario. Sigurisht, me të rinjtë e Juventusit, Kean u ndëshkua shumë herë, por kur luajti në ekipin e parë, gjithmonë tregohej tejet i respektueshëm ndaj grupit.

Ndonjëherë nuk e dëgjon alarmin për t’u zgjuar dhe arrinte vonë në stërvitje, por ato janë sjellje që mund të ndryshohen pa vështirësi”, ka shkruar Chiellini në autobiografinë “Io, Giorgio”. Kean sezonin e kaluar spikati në fundin e sezonit, duke shënuar 8 gola në 21 ndeshje me ekipin e parë.