Finalja për Europën gati të startojë në “Loro Boriçi”, publikohen formacionet zyrtare të Vllaznia-Kukësi

97
Sigal

Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Kukësin në sfidën e javës së 33-të të Superiores, me të dyja skuadrat që kërkojnë tre pikët për zonën europiane.

Shkodranët nuk kanë fituar asnjë ndeshje ndaj verilindorëve këtë sezon dhe në këtë sfidë të fundit kërkon që t’i marrë avantazhin e ndeshjes direkte.

Nga ana tjetër, Kukësi nuk ka fituar një ndeshje që nga sfida me Dinamon në 13 mars dhe Diego Longo kërkon që të rikthehet në rrugën e tre pikëve dhe për të qëndruar në garën për Europën.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Hoxhaj, Aralica.

KUKËSI: Xhika, Bytyci, Lulaj, Pëllumbi, Dragoshi, Gj Taipi, Gavaza, Sh. Taipi, Feijao, Milunovic, Basha.