FIFA zbardh kalendarin e Botërorit Katar 2022, katër ndeshje në ditë

1065
Sigal

Fifa ka zbuluar kalendarin që do të ndiqet për Botërorin e vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar. Për herë të parë tifozët do të kenë mundësinë të shohin një kompeticion të tillë në dimër, një risi kjo që vjen në vitin 2022. Turneu do të nisë në datën 21 nëntor, me ndeshjen e parë që do të luhet në orën 13:00 sipas orës së Katarit.

Kalendari i Botërorit Qatar 2022

Faza e grupeve do të zgjasë 12 ditë dhe do të zhvillohen 4 ndeshje në ditë me oraret 13:00, 16:00, 19:00 dhe 22:00. Ndërkohë për finalen e Kupës së Botës të vitit 2022, Kombëtaret që do të synojnë trofeun do të përballen në prag të Krishtlindjeve, më 18 dhjetor në orën 18:00.