“FIFA të tërheqë fanellat me numrin 10 në të gjitha kompeticionet”

372
Sigal

Asnjë futbollistë nuk do të mbajë të veshur fanellën me numër 10. Ky është propozimi i trajnerit të Marsejës, Andre Villas Boas për të nderuar Diego Armando Maradona-n, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.

“Është një lajm i trishtë. Propozoj që FIFA të tërheq fanellën me numrin 10 në të gjitha kompeticionet dhe në të gjitha skuadrat. Do të ishte homazhi më i mirë që mund të bëjmë. Një humbje e pabesueshme për futbollin”, ka thënë strategu i njohur.