FIFA shpall listën me 23 lojtarë për fituesin e “Futbollistit të vitit”

454
Sigal

FIFA ka
shpallur sot listën e 23 kandidatëve për “Futbollistin e Vitit 2016, trofeu që
do të konkurrojë në distancë “Topin e Artë” pas ndarjes që iu bë nga “Franc
Futboll”.

Lojtarët e nominuar janë:

Serxho Aguero (Argjentinë / Mançester Siti)

Garet Bejl (Uells / Real Madrid)

Xhanluixhi Bufon (Itali / Juventus)

Kristiano Ronaldo (Portugali / Real Madrid)

Kevin De Brujn (Belgjikë / Mançester Siti)

Antuan Grizman (Francë / Atletiko Madrid)

Zllatan Ibrahimoviç (Suedi / PSG / Mançester Junajtid)

Andres Injesta (Spanjë / Barcelona)

N’Golo Kante (Francë / Leister Siti / Çelsi)

Toni Kros (Gjermani / Real Madrid)

Robert Levandovski (Poloni / Bajern Mynih)

Rijad Mahrez (Algjeri / Leister Siti)

Lionel Mesi (Argjentinë / Barcelona)

Luka Modriç (Kroaci / Real Madrid)

Manuel Nojer (Gjermani / Bajern Mynih)

Nejmar (Brazil / Barcelona)

Mesut Ozil (Gjermani / Arsenal)

Dimitri Paje (Francë / Uest Hem Junajtid)

Pol Pogba (Francë / Juventus / Mançester Junajtid)

Serxho Ramos (Spanjë / Real Madrid)

Aleksis Sanchez (Kili / Arsenal)

Luis Suarez (Uruguai / Barcelona)

Xhemi Vardi (Angli / Leister Siti).

23-shja e futbollistëve përzgjodhën
nga një panel ekspertësh i ngritur nga Komiteti i Futbollit i FIFA-s, ndërsa
fituesi do të kurorëzohet më 9 janar 2017 në një ceremoni të posaçme më Zyrih.

Fituesi do të shpallet nga një kombinim, ku gjysmën e peshën e zënë kapitenët
dhe trajnerët e kombëtareve anëtare të FIFA-s, kurse gjysma tjetër do të ndahet
mes votave të publikut dhe atyre të mbi 200 përfaqësuesve të mediave nga mbarë
bota./BW/