FIFA ndërhyn me “taka lart”: Asnjë transferim pa u mbyllur sezoni

270
Sigal

“Asnjë lojtar nuk mund të transferohet pa u mbyllur sezoni”. Është ky opinioni i shprehur nga FIFA, që ka ndërhyrë në temën më të nxehtë që ka të bëjë me skadencën e kontratave të shumë futbollistëve në 30 qershor. Ideja e qeverisë botërore të futbollit është të ndalojë transferimet, duke zgjatur periudhën e kontratave aktuale derisa të kompletohen sezonet. Për ta bërë këtë, në fillim duhet të përcaktohet një datë e saktë se kur mund të nisë merkato.

23907394061 1981281a3d O

E lehtë për ta thënë, por vënia në praktikë është shumë e vështirë. Problemi më I madh ka të bëjë me dëshirën e futbollistëve dhe klubeve. Kjo do të thotë se asgjë nuk mund të pengojë një lojtar të vendosë që të largohet nga ekipi në fund të kontratës. I njëjti diskutim me klubet, që e kanë në dorë të vendosin nëse duan apo jot ë vazhdojnë bashkëpunimin me vartësit e tyre, qoftë edhe për dy muaj. E thënë shkurt, për të realizuar idenë e FIFA-s, duhen një sërë marrëveshjesh, por ato duhet të arrihen shumë shpejt, pasi koha punon kundër…