FIFA del kundër Superligës, kërcënon klubet me përjashtime

61
Sigal

FIFA del hapur kundër iniciativës së klubeve të mëdha për krijimin e Superligës Europiane, madje kërcënon këdo me përjashtim!

Organi më i lartë i futbollit në botë, me gjashtë konfederatat kontinentale e kundërshtojnë fuqimisht projektin e një kampionati të tillë europian me skuadrat elitare përbërëse.

Madje, nuk mungon as kërcënimi i hapur i qeverisë botërore të futbollit, drejtuar nga Infantino: Kushdo që merr pjesë në të, nëse lind si kompeticion; qoftë klub apo futbollist, nuk do të lejohet të luajë në ndonjë garë të organizuar nga FIFA, ose nga konfederatat përkatëse.

Pra, do të mbeteshin jashtë Champions-it, Europianit, Botërorit, Kupës së Amerikës dhe garave të tjera të ngjashme.