Ferrari nxjerr në ankand makinën me të cilën Michael Schumacher triumfoi në Monte Carlo

512
Makina “Ferrari” e cila fitoi Çmimin e Madh të Montekarlos në vitin 2001, e drejtuar nga piloti legjendar Michael Schumacer, është nxjerrë në ankand nga skuderia ‘kokuqe’. E quajtur F2011s/n, ajo do të dalë në ankand më 16 nëntor, gjatë eventit të “Contemporary Art Evening Auction” që zhvillohet në Nju Jork.
“Kjo është një nga makinat më të rëndësishme të Formula 1 moderne dhe një nga makinat më të çmuara të koleksionit në nivel botëror”, thuhet në deklaratën e shoqërisë që do të bëjë ankandin.
Makina do të prezantohet për mediat e fansat edhe në Hong Kong më datat 28 shtator-3 tetor para se të dalë në ankand në Nju Jork, një muaj më vonë. Vlera e njëvendëshes italiane është të paktën 4 milionë dollarë, shumë me të cilën do të nisë edhe ankandi për blerjen e saj. Ky ankand do të zhvillohet në 70-vjetorin e themelimit të fondacionit automobilistik “Enzo Ferrari”.
Sigal