Fenerbahce mori Ozil po s’ka para t’i paguajë rrogën, Presidenti apel tifozëve: Na ndihmoni

206
Sigal

Për të kaluar te Fenerbahce, Mesut Ozil shkurtoi pagën e tij me 80%. Një sakrificë e nevojshme, por padyshim që nuk mjafton për arkat e deficitit të klubit turk. Para se të përfundonte këtë transferim presidenti i klubit Ali Koc iu drejtua tifozëve duke u kërkuar atyre të dërgojnë një milion SMS për të ndihmuar klubin të paguajë pagën e ish- futbollistit të Arsenalit prej rreth 4 milion euro në sezon.

“Ne kemi një kërkesë për tifozët tanë – tha presidenti i klubit për “Daily Mail” disa ditë para nënshkrimit me Ozil. “Ju lutem vazhdoni të na mbështesni, ne gjithashtu varemi nga mbështetja juaj financiare”. “Kur ai të nënshkruajë, unë do t’ju kërkoj të thyej një rekord të mesazheve me tekst, duke dërguar 300,000 ose 500,000 ose ndoshta edhe një milion.”

Në detaje, duke u bashkuar me “fushatën Mesutol”, duke dërguar një SMS, tifozët do të jenë në gjendje të dhurojnë rreth dy euro për Fenerbahçen, financat e klubit janë në vështirësi prej borxheve që shkojnë afërsisht në 520 milion euro dhe shpresat për të ngritur situatën është pikërisht marketingu.