Sigal

Arbër Zeneli po kalon një periudhë mjaft të mirë te skuadra e Heerenven-it në kampionatin holandez të futbollit dhe ka tërhequr vëmendjen e verdhebluve.

Sajti sportiv turk “fanatik.com.tr” shkruan për situatën. “Arbër Zeneli është preferencë e Fenerbahçes për merkaton e janarit. Zeneli e ka treguar veten në Holandë. Fenerbahçe duhet ta bindë mesfushorin, pasi në garë janë edhe Ajaxi dhe PSV-ja”.

Lojtari 23 vjeçar në 12 takime ka realizuar 2 gola dhe ka dhënë 7 asiste. Skuadra e njohur turke këtë sezon ndodhet në vend të 13 në kampionatin turk. Që të mund të kenë shërbimet e lojtarit, ata duhet që të paguajnë 5 milionë euro.